Aktualitet

Pandemia/ Erdogan kritika vendeve të BE: U kyçën dhe mbyllën sytë

Shkruar nga Liberale
Pandemia/ Erdogan kritika vendeve të BE: U kyçën dhe

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nuk i ka kursyer kritikat për vendet e Bashkimit Europian, mbyllën sytë për shtete në nevojë për pandeminë e koronavirusit që goditi mbarë botën.

Ai tha se Turqia nuk e bëri këtë, pasi doli jashtë kufijve për të parë nga afër dramat e vëllezërve të tyre.

“Të nderuar miq, Shqipëria dhe Turqia ndajnë së bashku karta të tjera historike. Të jesh me vëllain në kohë të mira dhe të vështira, është një nga ato vlera që i përmenda. Gjatë pandemisë dhe gjatë situatës së ngushtë, shtetet e fuqishme, u kyçën dhe u mbyllën përbrenda, duke mbyllur dhe sytë e tyre, por ne nuk vepruam ashtu. Dolëm jashtë kufijve, për të parë dhe dramat e vëllezërve tanë, me çdo mundësi që kishim ne. Duke besuar fortë në bekimet dhe në mirësinë e ndarjes me të tjerët, sidomos fuqisë së solidaritet, ne vijuam të mbështesnim miqtë tanë në luftën kundër pandemisë dhe ndamë me ta mundësitë që kishim.”, tha Erdogan.

Kujtojmë se Turqia ka ofruar ndihma materiale me pajisje mjekësore për spitalet gjatë kohës së pandemisë, madje nga ky shtet u siguruan edhe doza të para të vaksinës kineze, coronavax.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH