Aktualitet

Pandemia/ Epidemiologia: Jemi në pikun e valës, numrat do të rriten

Shkruar nga Liberale
Pandemia/ Epidemiologia: Jemi në pikun e valës, numrat do të

Në një intervistë për TV Klan, shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha se edhe për afro një muaj numrat e të infektuarve do të pësojnë rritje.

“Aktualisht sipas projeksioneve jemi gati në pikun e valës, themi që edhe në tre katër javët në vijim presim trend të rritur të rasteve me COVID. Kemi rritje të rasteve dhe transmetim komunitar. Transmetimi komunitar është e dendur e gjithë harta e Tiranës është e kuqe. 77% janë vatra familjare, pjesa tjetër institucione, por edhe në klasa në struktura arsimtare në sistemin parauniversitar”, tha epidemiologia.

E pyetur nëse shihet me shqetësim situata në transportin publik. Tomini rekomandon të shmanget sa më shumë ky shërbim.

“Transporti publik , baret kafet dhe restorantet duhet të evitohen. Transportin publik do ju rekomandoja popullatës ta evitonte. Është një ndër shërbimet që është në qendër të vëmendjes për t’u vlerësuar dhe monitorimi në të njëjtën mënyre si strukturat arsimore dhe shërbimit urbane po shihen në dinamik në krahasim me evidencën dhe do kemi edhe një vendimmarrje”, u shpreh Tomini.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH