Aktualitet

Pandemia/ Basha: Ja çfarë do bëja nëse do të isha sot kryeministër

Shkruar nga Liberale
Pandemia/ Basha: Ja çfarë do bëja nëse do të isha sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se po të ishte sot kryeministër do të rriste numrin e testimeve dhe do të merrte disa masa të tjerë shtesë për përballimin e situatës së pandemisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët që mbulojnë situatën në spital, lideri demokrat tha se ai do të çonte në 5 mijë numrin e testimeve si dhe do të forconte kapacitetet dhe në spitalet rajonale, duke mos e çuar vendin në një tjetër mbyllje.

“I kërkoj që të marrë masat për të mbrojtur jetët e njerëzve (Ramës). Të ngrihet në nivelin e detyrës tani që bëhet fjalë për jetët e njerëzve. Gjithçka tjetër shkon e vjen. Jeta dhe shëndeti i njerëzve është parësor. E para e punës do të shtoja testimet. Unë i kërkoj 2500 testime. Vetë do kisha bërë 5 mijë testime. Do i kisha shtuar pajisjet. Në çdo vend ku janë bërë mjaftueshëm testime, zinxhiri i infeksionit është shkëputur ose lehtësuar. Vendimi i parë që do kisha marrë, edhe sot, do ishte rritja dramatike e numrit të testimeve. E dyta që do bëja; që të fusja në këtë betejë mjekët e familjes, apo dhe spitalet e rretheve. Me pak përpjekje dhe financim do të mundësonim që spitalet rajonale të trajtonin COVID. Kur merret situata parasysh, parashtrohet nëse a duhet të shkojmë drejt mbylljes, apo drejt një mbyllje të pjesshme. Këtu shihet situata. E kë të pamundur të vlerësosh gjendjen. Dhe pothuajse me qëllim po e le, që një pjesë e madhe e popullatës të infektohet. Sa i takon mbylljes së pjesshme apo jo, duhen marrë masa paraprakisht. Vendimi për mbylljen, se marr unë. Vendimin që do të merrja sot, nëse do isha kryeminister, pasi sot kam autoritetin e fjalës, do kaloja në 5 mijë testime, do filloja vaksinimin, do paguajë mjekët e infermierë. Pastaj do bëja vlerësimin. Jo ta lësh të shpërthejë kudo dhe më pas të thuash; skam ça bëj dhe do e mbyll.”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH