1

Panairi i Librit do të zhvillohet online

               Publikuar në : 17:03 - 15/10/20 liberale

Panairi i 23 i Librit do të organizohet online për shkak të situatës me koronavirusin.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Botuesve ku shpjegon mënyrën sesi do të zhvillohet dhe thekson se për zhvillimin e këtij panairi ka nisur puna që sot për organizimin e tij.

“Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një Panairi Libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë.
Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.
Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Botuesve.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back