Globi

Pamjet tronditëse, polici qëllon me këmbë në fytyrë burrin e prangosur

Shkruar nga Liberale
Pamjet tronditëse, polici qëllon me këmbë në

Një oficer i Policisë Metropolitane të Indianapolis po përballet me akuza, pasi pamjet tronditëse të kamerës së trupit, tregojnë se ai godet fytyrën e një të dyshuari ndërsa ishte tashmë në pranga.

Rreshteri Eric Huxley e godet Jermaine Vaughn, 38 vjeç, në fytyrë, pavarësisht se njeriu tashmë ishte në tokë. Ngjarja ndodhi në vitin 2021.

Huxley dhe dy oficerë të tjerë iu afruan Vaughn, i cili është i pastrehë, pasi e dëgjuan atë duke bërtitur, por kur ai 'refuzoi të qetësohej', ata e vendosën në pranga. Akuzat kundër tij për sjellje të çrregullt dhe kundërshtim ndaj zbatimit të ligjit u hodhën poshtë më vonë.

Oficeri u paraqit përpara një jurie të madhe federale nën akuzën e privimit të të drejtave sipas për shkak të ngjyrës.

Oficeri tha se Vaughn nuk ishte bashkëpunues. 'Sgt Huxley pastaj shkon drejt tij, ngre këmbën e majtë dhe qëllon në fytyrë. Brenda pak sekondash, gjaku është i dukshëm në gojën e tij”, thuhet në deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH