Politikë

Pamjet që ngjallin dyshime/ Kryetarja e Komisionit në Tiranë fsheh fletët e votimit poshtë tavolinës

Shkruar nga Liberale
Pamjet që ngjallin dyshime/ Kryetarja e Komisionit në Tiranë

Janë publikuar pamjet teksa shihet kryetarja e Komisionit tek qendra e votimit, te shkolla Kongresi i Manastirit, e cila fsheh fletët e votimit poshtë tavolinës.

Pasi ajo i fsheh fletët e votimit, ul mbulesën dhe sillet si normalisht. Një veprim i cili ngre shumë pikëpyetje mbi arsyen që fshihet pas.

Euronews Albania ka siguruar videon e momentit kur fshihet fleta e votimit.

Gjatë procesit zgjedhor të ditës së sotme ka pasur disa incidente në disa qendra votimi në qytete.

Mes tyre ka qenë votimi familjar, incidenti i deputetit Ervin Salianji me një nga komisionerët e PS në Kavajë. Gjithashtu në Maliq pati një raportim se deputeti demokrat Edmond Spaho tërhoqi nga krahu një person brenda qendrës së votimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH