Aktualitet

Pamjet nga vrasja e 28-vjeçarit, shpallet një person në kërkim

Shkruar nga Liberale
Pamjet nga vrasja e 28-vjeçarit, shpallet një person në

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir. Policia ka shpallur në kërkim një person që dyshohet se është autori i vrasjes së Vilson Tafçiut.

Pas kqyrjes se kamerave të sigurisë dhe marrjes së dëshmitarëve në pyetje, policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për të ushtruar kontroll, por nuk e ka gjetur.

Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e para pas momentit të ekzekutimit, ku i riu duket i shtrirë në tokë në mes të rrugës pasi u qëllua për vdekje.

28 vjeçari ishte ulur me disa persona të tjerë në lokal. Autorët e thirren jashtë dhe e ekzekutuan me plumba në zemër në rrugicën pranë lokalit dhe më pas ndërroi jetë./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH