Globi

Pamjet dramatike, çfarë zbuluan hetimet e fundit pas rrëzimit të avionit në Greqi

Shkruar nga Liberale

Nuk u gjetën materiale të rrezikshme në vendin ku u rrëzua avioni në Greqi.

Kështu deklaroi zëdhënësi i zjarrfikësve grekë, pas hetimeve të para, rreth rrënojave të avionit ukrainas të ngarkuar me armë që u rrëzua në Kavallë.

Të tetë anëtarët e ekuipazhit u vranë pasi aeroplani Antonov An-12 u rrëzua ndërsa pamjet tregojnë avionin duke rënë nga qielli, me armët në bord që shpërthyen pas rënies, për më shumë se dy orë.

Televizioni shtetëror ERT tha se sinjali i avionit humbi menjëherë pasi piloti kërkoi ulje emergjente nga autoritetet greke të aviacionit. ”Një nga trupat e 8 anëtarëve të ekuipazhit të vrarë në aksident u gjet”, thanë autoritetet helene.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë tha se avioni mbante 11.5 ton produkte të prodhuara nga industria e saj e mbrojtjes dhe blerësi ishte ministria e mbrojtjes e Bangladeshit. Autoritetet greke nuk dhanë më shumë informacion mbi ngarkesën e avionit dhe as faktin se përse është përdorur një avion ukrainas, sikurse pjesë e hetimit janë edhe nga cili vend ishte ekuipazhi.

Hetimi ishte fokusuar tek një substancë e bardhë e gjetur pranë vendit të aksidentit, e cila kishte shkaktuar frikën e një rrjedhje materiali toksik.

https://videos.dailymail.co.uk/preview/mol/2022/07/17/4010986477497990888/636x382_MP4_4010986477497990888.mp4

Aeroplani ukrainas që shpërtheu në Greqi mbante 11 ton armë, duke përfshirë predha dhe mina tokësore, që ishin për ushtrinë e Bangladeshit.

Mbetjet e djegura të aeroplanit të rrëzuar mallrash u dogjën për orë të tëra.

Pamjet filmike treguan momentin kur avioni ra nga qielli, me armët në bord që shpërthyen më tej për më shumë se dy orë. /Liberale.al/ 

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2022/07/17/5813914492634773871/960x540_MP4_5813914492634773871.mp4

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH