Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Peqan.
Sipas mediave kosovare katër persona të tjerë janë lënduar dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.
Mësohet se që të gjithë janë shtetas të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” dhe aktualisht kanë mbërritur ekipet e emergjencës. /Gazeta Liberale