Të gjitha

Pamje të rënda/ Gazetarja i vë flakën vetes para Ministrisë

               Publikuar në : 21:26 - 02/10/20 liberale

Irina Slavina, drejtoresha e faqes në internet ‘KozaPress’, i vuri flakën vetes përpara zyrës lokale të Ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhny Novgorod. Gazetarja vdiq në vend nga djegiet.k

Një ditë para vdekjes, ajo shkroi në Facebook se oficerët e policisë dhe detektivët i kishin plaçkitur banesën e saj, duke kërkuar “broshura, fletëpalosje dhe raporte” nga grupi opozitar Open Russia, i financuar nga manjati kritik i Kremlinit Mikhail Khodorkovsky.

Slavina tregoi se si policia kishte sekuestruar fletore, dosje, laptopë dhe pajisjet e tjera elektronike, përfshirë laptopin e vajzës së saj dhe telefonin celular të burrit të saj.

Para se të sakrifikonte veten, ajo shkruajti: “Ju lutem, fajësoni Federatën Ruse për vdekjen time”.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back