Globi

Pamje të rënda/ Adoleshenti humb kontrollin e mjetit, oficeri i shpëton mrekullisht përplasjes

Shkruar nga Liberale
Pamje të rënda/ Adoleshenti humb kontrollin e mjetit, oficeri i
Një oficer policie në një qytet të SHBA-së shpëtoi mrekullisht pasi makina e një shoferi adoleshent që doli jashtë kontrollit për pak sa nuk e la të vdekur në hekurat ndarës të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në veri të Virxhinias dhe është regjistruar nga kamera në pultin e makinës së patrullës. Departamenti i Sherifit të Qarkut Fairfax thotë se përplasja filloi kur një oficer ndaloi shoferin e një BMW 750 Series pak pas orës 11:30 të mëngjesit (me orën lokale) në Fairfax County Parkway. Në atë kohë, një shofer 17-vjeçar i një BMW M3 të zi po udhëtonte drejt veriut në autostradë me shpejtësi të madhe kur humbi kontrollin. "BMW-ja u rrotullua, kaloi mesoren dhe goditi automjetin endaluar dhe më pas automjetin e oficerit," tha departamenti i policisë së qarkut. “Polici për pak u godit dhe u vra”. Sipas policisë, drejtuesi i BMW Seria 750 është dërguar në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën dhe është liruar nga spitali. Ndërkaq, drejtuesi i mitur i BMW M3 dhe dy pasagjerët e këtij mjeti kanë pësuar lëndime të lehta. Shoferi adoleshent u akuzua edhe për drejtim të pakujdesshëm. “Drejtoria e policisë së qarkut ndjen lehtësim që ky aksident nuk përfundoi në tragjedi”, tha policia. “Kjo është një kujtesë e rëndësishme se jeta mund të ndryshojë në një çast. Është përgjegjësi e shoferit të drejtojë në mënyrë të sigurtë dhe të arrijë të sigurt."/Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH