Aktualitet

Paloka: Veliaj nxjerr zbuluar Ramën, krijojnë parti kundër PD-së

               Publikuar në : 21:55 - 24/10/20 liberale

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një pjesë nga fjalimi i kryebashkiakut të Tiranës, ku sipas tij Erion Veliaj po nxjerr zbuluar “planin e shefit për ‘partitë e djathta’ qe do krijohen”.

“Ne e kemi këtë betejë shumë të rëndësishme. Është hera e parë që PS futet në betejë e bashkuar. Ku nuk del dot asnjë parti tjetër për të sfiduar Partinë Socialiste të Shqipërisë. Kjo është hera e parë që pala tjetër del e përçarë në pesë parti. Do ti numëroni gjatë ditëve që vijnë do ti numëroni. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre, jo më të qeverisin shtëpitë tona”, shprehet Veliaj.

Sipas Palokës, ato që do krijohen nuk janë parti të dala nga PD, por janë parti që kryeministri Edi Rama, i ka krijuar i tmerruar nga humbja.

Postimi i plotë:

Degjojeni vemjen si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen…

Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja!

Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij…Ne nje kosh do perfundojne!

 

 

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back