Aktualitet

Paloka siguron banorët e Astirit: PD në qeveri do t'ju kompensojë

Shkruar nga Liberale
Paloka siguron banorët e Astirit: PD në qeveri do t'ju

Nënkryetari i PD, Edi Paloka sëbashku me ish-deputetët e tjerë të opozitës kanë shkuar në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilëve sot IKMT po iu prish banesat.

Në një prononcim për mediat Paloka tha se Partia Demokratike ka një marrëveshje me banorët e Unazës së Re.

“Në momentin kur ne të drejtojmë vendin, këta banorë do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri. Dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj tyre nuk ka kompensim që mund ta dëmshpërblejë, veçse dita kur prangat të vihen në duart e Ramës dhe Veliajt. Ata po e bëjnë këtë shkatërrim, këtë dhunë dhe terror vetëm për të futur disa miliona euro më shumë në xhepat e tyre të qelbur. Projekti i Unazës është kapur në dhjetëra shkelje, falsifikime dhe akte korruptive. Ata që i kane kryer këto akte janë në krye të shtetit, kurse banorët e shkretë dhunohen, burgosen, helmohen me gaz, bashkë me fëmijët. Gjysma e tyre, ose janë në spital, ose janë në burg”, u shpreh Paloka.

Ai shtoi më tej se përveça gazetarëve, banorëve e kalimtarëve, policia ka ndaluar të kalojnë përfaqësuesit e opozitës. "Trajtohemi si armiq dhe jo si e vetmja palë politike që po mbroj interesin publik", tha Paloka./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH