Aktualitet

Paloka: Pse qeveria e mbajti të fshehtë rastin e parë me koronavirus

Shkruar nga Liberale
Paloka: Pse qeveria e mbajti të fshehtë rastin e parë me

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një lidhje live për ”News24” ka akuzuar qeverinë se nuk zbuloi rastin e parë me COVID-19 në Shqipëri sepse kishte Kongresin e Partisë Socialiste.

"Ne i kemi këruar qeverisë që në mesin e shkurtit të mbyllte lëvizjes me Italinë. Kanë ardhur mijëra e mijëra nga zonat e prekura që Italia i cilësonte zona të kuqe, Rama fliste për kalanë që nuk preket nga virusi. Për fat të keq mendoj se kurba bëhet në bunkerin e Surrelit që ka ulje ngritje të çuditshme dhe bëhet se thotë Rama. Edhe ato që thotë vendimet me profesionistët bëhen nën tutelën e Ramës. Kjo kurbë në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera nuk kanë një kulm, një ulje por vjen me ulje ngritje dhe s'ka njëtrajtshmëri.

Po të bëheshin testime do kishte më shumë informacion dhe kurbë më normale. Ne kemi kërkuar testime, mbylljen e fasoneve. As njëra as tjetra nuk ka ndodhur.”, tha Paloka më tej. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH