Aktualitet

Paloka për opozitën e re: E nxorrën kokën, ja çfarë po ndodh

Shkruar nga Liberale
Paloka për opozitën e re: E nxorrën kokën, ja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se deputetët e opozitës së re e nxorën kokën më në fund.

Sipas tij, ata po zbatojnë projektin e Ramës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore.

"E nxorrën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor.

Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.", shkruan Paloka në Facebook. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH