Aktualitet

Paloka: Mazhoranca po kryen veprime anti-ligjore, do i çojmë në SPAK

Shkruar nga Liberale
Paloka: Mazhoranca po kryen veprime anti-ligjore, do i çojmë në

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, i ftuar në emisionit “Kjo Javë” deklaroi se gjatë punës së tij në terren në këtë qark ka vërejtur veprime antiligjore të kryera nga mazhoranca.

Paloka u shpreh se ka prova dhe video, të cilat do t’i denoncojë edhe në SPAK.

“Fushata po shkon mirë, ka probleme që lidhen me veprime antiligjore dhe kushtetuese që kanë nisur nga maxhoranca. Po grumbullojmë prova dhe të gjitha do t’i denoncojmë në SPAK. P.sh. janë marrë në punë njerëz me kontrata 2 mujore ndërkohë që kodi e ndalon. Këta persona nuk figurojnë as tek sigurimet shoqërore. Kur vjen ora policore fillojnë dhe dalin këta të rilindjes nëpër shtëpi, për të kapur vota. E kam edhe me fakte me video atë Çelën e Durrësit”,- tha Paloka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH