Aktualitet

Paloka: Komisioni për raportin e Dick Marty, akt tradhtie

               Publikuar në : 18:30 - 28/11/20 liberale

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka teksa i cilësoi të ulëta shpifjet dhe akuzat ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha sa i takon debatit nëse ka fshehur apo jo një kasetë për një masakër gjatë luftës së Kosovës, theksoi se kjo ishte bumerang për Rilindjen.

I ftuar në ‘Kjo javë’, Paloka tha se këto akuza false shërbyen dhe një herë për të kujtuar kontributin e çmuar të Bashës gjatë luftës së Kosovës. Duke u ndalur tek Komisioni Parlamentar që u ngrit në Kuvend dhe do të hetojë raportin e Dick Marty, Paloka e cilësoi aktin më të madh të tradhtisë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët po hetohen në Hagë.

“Ishte bumerang për Rilindjen. Pse në momentet e para unë dhe gjithë të tjerët e konsideruan sulmin ndaj Bashës për të hequr vëmendje ndaj situatës që po ndodhte këtu. Të ngresh një Komision Hetimor nga parlamenti shqiptar, për të hetuar UÇK pas kaq vitesh, në një kohë kur janë dërguar në Hagë ish-drejtues të saj, këtë e kam quajtur akt tradhtie të rëndë. E imagjinoni kur ata hetohen në Hagë, parlamenti shqiptar po heton UÇK-në”, tha Paloka.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back