Aktualitet

Paloka çel Kuvendin: Ne jemi demokratët e rrebeshit, të tjerët të shkojnë te shampanja

Shkruar nga Liberale
Paloka çel Kuvendin: Ne jemi demokratët e rrebeshit, të

Ish-nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka celur punimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, në stadiumin Air Albania.

Ndërsa e konsideroi këtë një ditë historike për demokratët, Paloka ironizoi eventin e thirrur nga kryedemokrati Basha në selinë e PD, ku u shpreh se demokratët në stadium, janë demokratët e rrebeshit, të tjerët tha ai të shkojnë te shampanja.

“Mirësëkeni ardhur në Kuvendin e demokratëve të lirë. Prania juaj në një ditë si kjo, ne jemi demokratët e rrebeshit, jemi ata që kemi qëndruar në rrebeshe, të tjerët të shkojnë te shampanja. Kjo ditë do hyjë në histori, jo thjesht se për herë të parë mblidhet një kuvend me kërkesën e delegatëve, as thjesht për numrin e pazakontë të pjesëmarrësve por për faktin se pas 31 vitesh mblidhemi për ta rithemeluar partinë, mbi idealet dhe parimet mbi të cilat e ngritëm dhe për ta vendosur në shinat e konservatorizmit. Unë e kam konsideruar veten me fat, që në dhjetor të 1990, u bëra pjesë e lëvizjes studentore, sot e pas kësaj dite të gjithë do kemi të drejtën të themi me krenari isha aty ditën kur u rithemelua PD.", tha Paloka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH