Aktualitet

Paloka: Bastionet e tjera të PD nuk janë numëruar, ndaj prisni

Shkruar nga Liberale
Paloka: Bastionet e tjera të PD nuk janë numëruar, ndaj prisni

Drejtuesi i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka pohoi se bastionet e të djathtës ende nuk janë numëruar, ndaj i ftoi qytetarët që të presin.

Në një prononcim për mediat, Paloka tha se do të dalë e vërtetë ajo çka ka pasur si parashikim PD.

“Bastionet e tjera të PD nuk janë numëruar, ndaj prisni. Çfarë kemi thënë do të dali e vërtetë. Shqiptarët kanë votuar për ndryshimin dhe jemi të bindur se ndryshimi do të vijë. Presim ndryshim edhe në Durrës.”, tha Paloka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH