Aktualitet

Palmer, pas bisedës me Ramën e Metën: Zgjedhjet sipas standardeve

Shkruar nga Liberale
Palmer, pas bisedës me Ramën e Metën: Zgjedhjet sipas standardeve

Zv/ndimës Sekretari Amerikan për Shtetit, Matthew Palmer ka zhvilluar biseda online me drejtuesit politikë kryesor në vend, Ramën, Metën e Bashën, ku temë diskutimi ka qenë zgjedhjet e 25 prillit.

Palmer ka kërkuar nga palët që zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike si dhe të sigurohet që të kihet besim për rezultatin.

"Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin. SHBA e përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë. Jemi të përkushtuar për të ardhme euroatlantike të Shqipërisë,’’- tha Palmer në një bashkëbisedim me gazetarët e Alumni të programeve të SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH