Kryesore

Palmer: BE t’i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë

               Publikuar në : 11:36 - 01/06/21 liberale

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, një një konferencë të mbajtur për media ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer tha se palët duhet t’i lenë mënjanë ngjarjet e së kaluarës dhe Bashkimi Evropian duhet t’i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA-ja fuqishëm e mbështet dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës. Qëllimi është normalizimi i raporteve. Vendet duhet t’i lenë mënjanë ngjarjet e së kaluarës dhe BE t’i hapë rrugën anëtarësimit, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë në Bashkimin Evropian”.

Ai theksoi se SHBA ndonëse nuk është palë në dialog, është e përfshirë në mënyrë aktive në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“SHBA nuk është palë në procesin e dialogut, por ne jemi partnerë. Jemi të përfshirë në mënyrë aktive edhe me Beogradin dhe Prishtinën. Jemi duke punuar me Miro Lajçakun dhe ekipin e tij në mbështetje të normalizimit të raporteve”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtoi se qëllimi kryesor i SHBA-ve është që të avancohet integrimi evropian dhe euroatlantik i Kosovës dhe Serbisë.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back