Globi

Palestinezët shpërthejnë depot e ushqimeve në Gaza

Shkruar nga Liberale
Palestinezët shpërthejnë depot e ushqimeve në Gaza

Situata tepër e vështirë e mungesës së ushqimeve në Rripin e Gazës ka detyruar mijëra palestinezë të hyjnë me forcë në depot, ku janë vendosur ndihmat ushqimore, duke i shpërthyer ato.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara njoftoi se kanë hyrë për të gjetur ushqime, të cilat tashmë shihen si element mbijetese për ata.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thēnë se kanë goditur më shumë se 450 objektiva që prej nisjes së ndërhyrjes tokësore, duke përfshirë qendrat e komandës, pikat e vëzhgimit dhe vendet e lëshimit të raketave.

Ndërkohë ushtria izraelite ka vijuar me publikimin e pamjeve të momeneve të sulmeve të objektivave të Hamasit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH