Aktualitet

"Palaço ambasadorë", Rama i përgjigjet Metës

Shkruar nga Liberale
"Palaço ambasadorë", Rama i përgjigjet Metës

Pas kaq e kaq ditësh, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur më në fund presidentit, Ilir Meta lidhur me përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend sa i takon procesit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo që bën Kreu i Shtetit ndaj përfaqësuesit është jo vetëm e turpshme, jo vetëm në kundërshtim me konventën e Vjenës, po është e turpshme që për paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni: Shpia e shqiptarët është e Zotit dhe e mikut.

Turp turp turp, jemi në një linjë me SHBA sepse ne e bëjmë këtë për gjeneratat e tjera, sepse kjo është rruga e duhur, që e con vendin tonë në një nivel si ai që e shohim me admirim nga larg. në cdo hap për reformën në drejtësi, me anëtarët e gjykatës kushtetuese kemi qenën 100% në një linjë me partnerët tanë. Ata nuk janë në Shqipëri, as për të qeverisur e as për të marr dardha janë për të garantuar interesat strategjike në lidhje me Shqipërinë.”, tha Rama. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH