Aktualitet

Paketa ‘antishpifje’/ Rrëzohet dekreti i Metës për mediat elektronike

               Publikuar në : 14:28 - 22/01/20 liberale

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit, Ilir Meta për mediat elektronike, pjesë e paketës anti-shpifje.

Institucioni i Presidentit përfaqësohej në këtë mbledhje nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi, i cili theksoi se dispozitat e paketës ligjore bien në kundërshtim me kushtetutën për të drejtat e lirisë së medias por përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur të vendosur për këtë paketë dhe kështu dekreti i Metës është rrëzuar.

Dervishi theksoi se AKEP shërben si masa e fundit pas vendimeve të AMA-s duke u shndërruar në goditës së fjalës së lirë.

“Forca ushtruese e shtetit do jetë e dyfishtë, një herë me gjobat nga AMA e më pas përmes AKEP. Të gjithë duhet të dëgjojnë deklaratat e Komisionit Europian që nëse nuk reflektohet do të ketë ndikim në procesin e integrimit europian” -tha Dervishi ndërsa shtoi se për këtë çështje duhet pritur edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Ndërsa për relatorin Arben Pëllumbi, deputet i PS, dekreti i Presidentit nuk vlente për shkak se argumentet nuk ishin të qëndrueshme.

Argumentet e Presidentit nuk janë të qenësishme e për këtë nuk ka pse ta rishqyrtojmë këtë ligj. Gjykoj që të rrëzohet dekreti i Presidentit”, tha Pëllumbi.

Presidenti Ilir Meta, paketën “anti-shpifje” e ktheu më 12 Janar, duke argumentuar se ligji i miratuar shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back