Aktualitet

Paketa anti-shpifje/ VV në Shqipëri mbështet protestën e gazetarëve

Shkruar nga Liberale
Paketa anti-shpifje/ VV në Shqipëri mbështet protestën e

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në protestën e gazetarëve, të mërkurën ora 09:30 para Parlamentit, për të kundërshtuar ligjin e qeverisë që cënon lirinë e shprehjes dhe synon të vërë nën kontroll mediat online. VV ka reaguar përmes një deklarate në faqen e saj në Facebook.

Në mbështetje të protestës së gazetarëve për lirinë e shprehjes

Në vijim te deklaratës së djeshme të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, shprehim mbështetjen për nismën e gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile për të protestuar ditën e mërkurë në orën 9:30, në Tiranë, pranë Kuvendit, kundër projektligjit që synon të vendos nën kontrollin e qeverisë fjalën e lirë. I bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë protestë kundër tentativës së Qeverisë për konsolidimin e autoritarizmit në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH