Aktualitet

Paketa "anti-shpifje", reagon Meta: Mjaft me rekorde negative!

Shkruar nga Liberale
Paketa "anti-shpifje", reagon Meta: Mjaft me rekorde negative!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për paketën "antishpifje" duke bërë "share" postimin e Komisioneres së Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović e cila thoshtë se kjo paketë ka nevojë urgjente për përmirësim, pasi nuk është në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut.

"Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej!

Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri!

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!", shkruan Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH