Aktualitet

Gazeta Liberale të shtunën hapet me: Paketa Anti-Media

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale të shtunën hapet me: Paketa Anti-Media

Projektligji për median online është kthyer në një test të rëndësishëm për qeverinë dhe vullnetin e saj për të reflektuar ndaj kontestimeve të brendshme dhe ndërkombëtare.

Si mund të arrihet një kompromis për variantet dhe a do të tërhiqet Rama siç i këshillojnë disa zëra brenda PS apo do të vijojë me miratimin më 19 dhjetor në Parlament?

Si për t’i paraprirë  votimit në Kuvend të “Paketës Antishpifje”, vajza e bashkëshortes së kryeministrit fitoi gjyqin kundër shtatë portaleve online, të cilët më herët i kishte paditur për shpifje, mbi një lajm të postuar që Rea Xhillari e cilësoi si të rremë, shoqëruar sipas saj me komente të turpshme.

Dëmshpërblimi në total ishte 600 mijë lekë të reja, ndërsa të gjithë portaleve u ngarkohej të paguanin shpenzimet gjyqësore.

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH