Aktualitet

Paketa Anti-KÇK, Bardhi: Rama ortak me krimin, do dështojë me ligjin

Shkruar nga Liberale
Paketa Anti-KÇK, Bardhi: Rama ortak me krimin, do dështojë me

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas miratimit nga qeveria ditën e sotme të paketës AntiKÇK.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama ka shpikur një ligj me emër të madh, për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”.

"Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar", shkruan Bardhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH