Aktualitet

Berisha thirrje për protestë të fuqishme para Kuvendit: Të bashkohemi sot në orën 17:00

Shkruar nga Liberale
Berisha thirrje për protestë të fuqishme para Kuvendit: Të

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha, në prag të protestës së paralajmëruar sot në orën 17:00 bëri thirrje për një pjesëmarrje masive.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve në Kuvend sot po trajtohen me praktika staliniste.

“Të bashkohemi sot në 5 në një protestë të fuqishme para Parlamentit shqiptar. Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët në datën 25 prill votuan për partitë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve trajtohen në Parlamentin shqiptar me praktika staliniste, kriminale të turpshme. Përfaqësuesit e këtyre 750 mijë qytetarëve shqiptarë që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kanë detyrë themelore kontrollin e qeverisë dhe transparencës nga abuzimet, përjashtohen, bllokohen, iu mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të ngrejnë komisione hetimore parlamentare”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH