Aktualitet

Pak minuta shi shkaktojnë kaos dhe përmbytje në Durrës

Shkruar nga Liberale
Pak minuta shi shkaktojnë kaos dhe përmbytje në Durrës

Një stuhi me reshje shiu, ka bërë që rrugët në qytetin e Durrësit të bëhen të pakalueshme, si për makinat ashtu edhe këmbësorët.

Sipas Abc News, reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur dhjetra rrugë në qytetin e Durrësit.

Rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm.

Gjendja më e vështirë paraqitet në hyrje të qytetit te Durësit, pranë rrethrrotullimit, në shetitoren Taulantia, rrugën paralele me portin por edhe në disa lagje të tjera. Kjo situatë në Durrës përsëritet sa herë që ka reshje shiu me intesitet të lartë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH