Aktualitet

Pak ditë pas uljeve, rikthehen ngritjet e çmimeve për naftën dhe benzinën

Shkruar nga Liberale
Pak ditë pas uljeve, rikthehen ngritjet e çmimeve për

 

Çmimet e naftës dhe të benzinës, pasi pësuan për pak ditë ulje, rikthehet në normat e kaluara kur ishin më të shtrenjta. Nafta shkon sot në 252 lekë/litri, kurse benzina në 241 lekë/litri.

Nafta shitej katër ditë më parë me 243 lekë/litër nga 249 që ishte një javë më parë, ndërsa benzina shitej me 235 lekë/litër dhe gazi me 81 lekë/litër.

Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 pasdite dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH