Aktualitet

Pagesa e faturës së turistëve shkakton debat në Itali, reagon Meloni: E pagova nga xhepi, më vinte turp për vendin

Shkruar nga Liberale
Pagesa e faturës së turistëve shkakton debat në Itali,

Italia është përfshirë në polemika për faturën e turistëve italianë që ikën pa paguar nga një restorant në Berat. Vetë kryeministrja, Giorgia Meloni ka ndërhyrë në diskutimet që shpërthyen, pasi Ambasada italiane në Shqipëri, me iniciativë të vetë kryeministrit, shlyen faturën.

Ngjarja ka ndodhur teksa Meloni ndodhej në vend për të vizituar kryeministrin Edi Rama. Ishte ai që i tha asaj se një grup prej katër turistësh italianë ishin larguar nga restoranti pa paguar faturën 80 euro. Meloni, në atë moment, e indinjuar nga përshtypja e keqe për italinë, kishte vendosur të shlyente faturën. Një histori që megjithatë ka shkaktuar edhe shumë diskutime.

“Kur isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e katër italianëve që kishin ikur në një restorant lokal pa paguar faturën. Restoranti, pasi pamjet e arratisjes ishin bërë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë kisha ngrënë mirë. Më vinte turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë vendit për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtim të përfitosh nga të tjerët”, ka shpjeguar Meloni me një postim në rrjetet sociale.

më tej ajo ka saktësuar se faturën e kishte paguar nga xhepi i saj. “Vendosa t’i kërkoja ambasadorit të shkonte të shlyente faturën, të cilën e pagova personalisht. Asnjë gjë e madhe, në fakt as që e raportova. Megjithatë edhe kjo në Itali ka krijuar polemika, nga një opozitë që dukshëm preferon një imazh tjetër të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën për diçka kaq të parëndësishme të biem dakord të gjithë”, shtoi ajo.

Referenca është për disa polemika të bëra nga anëtarët e opozitës, të cilët argumentuan se nuk ishte e drejtë të paguhej fatura me paranë publike. E njëjta ambasadë, duke dhënë lajmin, sqaroi: “Duhet theksuar se pagesa është likuiduar me fondet personale të kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës, e cila është kufizuar në kryerjen fizike të pagesës”./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH