Aktualitet

"Padrejtësi e Brukselit", Zaev çon vendin në zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Liberale
"Padrejtësi e Brukselit", Zaev çon vendin në zgjedhje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka propozuar që të bëhen zgjedhje të parakohshme pasi nuk u hapën negociatat me Bashkim Europian.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Zaev.

Ndërsa e ka quajtur mos hapjen e negociatave një padrejtësi nga ana e Brukselit.

"Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, ka thënë Zaev sipas INA. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH