Aktualitet

Padia për zgjedhjet e 30 qershorit, nis shqyrtimi në Kushtetuese

Shkruar nga Liberale
Padia për zgjedhjet e 30 qershorit, nis shqyrtimi në Kushtetuese

Nis shqyrtimi i padisë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Shoqata e Autonomisë Vendore, e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, kërkon që të jetë palë në proces, por Presidenca është kundër kësaj kërkese.

Elira Kokona, përfaqësuese e qeverisë, ka kërkuar që Voltana Ademi të mos jetë përfaqësuese e Shoqatës së Bashkive. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes derisa Gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuese të Shoqatës së Bashkive: “Kërkojmë pushimin e gjykimit, pasi Gjykatës Kushtetuese i mungon legjitimiteti i kërkuesit”.

Avokati Jordan Daci tha: “Pala që pretendon mungesë legjitimiteti duhet të paraqesë dokumente”.

Gjykata u tërhoq për të shqyrtuar kërkesat paraprake.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH