Aktualitet

Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Nishani: Sulm prej gjarpërit në gji

Shkruar nga Liberale
Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Nishani: Sulm prej gjarpërit në

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" lidhur me padinë e ngritur nga kryeministri Rama, ndaj Ramush Haradinajt.

Nishani shkruan se synimii vërtetë i Ramës është që të përçajë shqiptarët , jo vetë kundër Haradinajt, por edhe kundër Kosovës.

Më tej, ai shkruan se sulmi dhe urrejtja patologjike e Ramës, edhe pse e magjinalizuar, mbetet e rrezikshme, e ngjashme me helmin që mund të të hedhë gjarpri që të ri në gji.

Synimi i vërtetë i rilindsit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.” shkruan Nishani ndërsa e konsideron padinë një sulm prej gjarpërit në gji.

Synimi i vërtetë i rilindsit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.

Kauza e tij filoserbe është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur.

Në fakt urrejtja e Edi Ramës ndaj asaj pjese të Kombit nuk do të bënte kurrfarë rëndësie nëse ai nuk do të ishte Kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri.

Pikërisht këtë hapsirë synon të shfrytëzojë Edi Rama në kauzën e tij albanofobe.

Por për fatin e tij të keq, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk mbart e gjitha këtë fobi antikombëtare të këtij njeriu, e për rrjedhojë kauza e tij mbetet minorancë, por jo pa dëm.

Prej kohësh është qartësuar jo vetëm diferenca midis rilindsve mavi dhe grupimit më të madh të socialistëve si përkatësi politike, por edhe keqpërdorimi vulgar që sekti rilindës i ka bërë shumicës dërrmuese të atyre që besojnë tek modeli i tyre socialist.

Ndaj edhe kjo urrejtje patologjike e Edi Ramës ndaj gjysmës më të margjinalizuar të Kombit mbetet një minorancë mjerane, por jo pa rrezik !

Rreziku është pikërisht i ngjashëm me atë helmin që mund të hedh në çdo moment gjarpri që të rri në gji!", shkruan Nishani./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH