Aktualitet

Padia e Ramës, Kryemadhi: Hakmarrje për bllokadën që i bëri Haradinaj

Shkruar nga Liberale
Padia e Ramës, Kryemadhi: Hakmarrje për bllokadën që i

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nga takimi në qytetin e Korçës, ku shpërndau karta anëtarësie për të rinjtë e kësaj partie, është ndalur në fjalën e saj edhe në padinë që kryeministri Rama bëri ndaj homologut të tij kosovar, duke e akuzuar për shpifje.

Kryemadhi tha se Rama nëpërmet kësaj padie është jo vetëm kundër Haradinajt, por synon përçarjen e kombit shqiptar.

"Edi Rama ka zgjedhur t’i tradhëtojë interesat e shqiptarëve. Edi Rama ka zgjedhur të tradhtojë Shqipërinë por të tradhtojë Kosovën.

Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pa marrshme, digë e pa depërtueshme e ujrave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj Komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar, zotit Ramush Hajradinaj.

Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e Unitetit Kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb.

Ky njeri fasadë, pa asnjë ndjenjë kombëtare apo qoftë edhe qytetarie, pikërisht për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe të mohimit të masakrës së Reçakut, gjeti pikërisht atë ditë të çonte padinë e tij sa qesharake aq monstruoze ndaj Ramush Hajradinajt.

Sot më shumë se asnjëherë më parë shqiptarët, në të dyja shtetet, janë shumë të qartë për atë që është Edi Rama dhe se çfarë interesash dhe qëllimesh të errta ai përfaqëson", tha Kryemadhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH