Ndërkombëtare

Pacolli:Huliganët serbë sulmojnë konsullatën e Kosovës në Danimarkë

               Publikuar në : 21:22 - 14/08/19 R Liberale

Konsullata kosovare në Danimarkë është sulmuar n da disa persona të identifikua, të cilët dyshohen se janë huliganë serbë.

Lajmi për sulmin e Konsullatës është konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një reagimi në faqen tij zyrtare në “Facebook”.

Ministri Pacolli shkruan në reagimin e tij se autoritet kosovare në bashkëpunim me ato daneze po punojnë për identifikimin e dhe kapjen e personave të cilët sulmuan konsullatën.

Postimi i Pacollit:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.

Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.

Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës. E denojmë fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës.

(Visited 13 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *