Aktualitet

Pacolli publikon fotot e banesave që do të ndërtojë në Thumanë

Shkruar nga Liberale

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar fotot nga projektet e banesave të reja që ai do të ndërtojë në Thumanë, e cila ishte dhe një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Siç shihet dhe në fotot “3d” e publikuara nga Pacolli në rrjetet sociale, banesat do të jenë tre kate.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, krahas fotove shkruan; “Me një shpejtësi rekord përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët përgatitore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH