Aktualitet

“Pacipësi olimpike”, ish-deputeti i PD për Ramën: Hajn dhe...

Shkruar nga Liberale
“Pacipësi olimpike”, ish-deputeti i PD për Ramën:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për investime në shëndetësi.

Ai thotë se shëndetësia ka mungesa bazike pasi paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë për PPP-të.

“HAJN DHE I PACIPE

Pacipësi olimpike e një kryeministri që thotë se është investuar 38 milionë euro për koncesione, por nuk shpjegon se si prej disa ditësh tek Okulistika nuk punohet se nuk ka sutura (penj për qepje), sutura që për hir të së vërtetës ka 5 vite që mjekët i blejnë vetë nga xhepi i tyre! Kaq mungesa bazike ka shëndetësia pasi paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë për PPP-të për punë që nuk bëhen! E paturpësisht kllouni-kryeministër thotë se qytetarët i marrin shërbimet falas se koston e ka shteti!!!! Nga i merr lekët ky shteti që paguaka për qytetarët? Si mund të lëshosh një broçkull të tillë pa u skuqur e pa t’u dridhur qerpiku! Vetëm një psikopat i babëzitur mund të zhysë në borxhe edhe brezat e ardhshëm me koncesione korruptive që si rezultat kanë edhe mungesa të mjeteve e pajisjeve më bazike në shëndetësi”, shkruan Spahia./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH