Aktualitet

Pacientët në autoambulanca, Brataj tregon arsyen e vonesës

Shkruar nga Liberale
Pacientët në autoambulanca, Brataj tregon arsyen e vonesës

Gjatë komunikimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve me mediat, Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj tha se autoambulancat janë një minispital, me të gjitha pajisjet e nevojshme. Duke iu referuar lajmeve në media, se qytetarët qëndrojnë në autoambulanca, Brataj tha se shtrimi në spital merr kohën e vet fizike, pasi kryehen të gjitha procedurat administrative.

“Kohët e fundit edhe në media janë dhënë dhe thuhet radha e ambulancës para spitaleve. Normshtë normale, pasi nga grada e parë, kaluam tek e dyta dhe tek QSUT nuk kemi një spital vetëm, por kemi dy Covid tani, dhe normalisht numri i autoambulancave është dyfish. Kështu që edhe procedura e përgjigjes ose edhe e shtrimit në spital ka edhe vetë anën administrative dhe koha fizike që duhet të përdoret për të sistemuar këto sëmundje. Ne e dimë dhe e kujtojmë shumë mirë kur ambulanca ishte thjesht një mjet transporti. Tani sot është një minispital që bën asistencën e qytetarëve. Në ato autoambulanca nuk mungon asgjë, nga aparaturat, nga barnat te personeli ”, tha Brataj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH