Sport

Pa Ronaldon s'ka festë, Juventus ngec në transfertë

Shkruar nga Liberale
Pa Ronaldon s'ka festë, Juventus ngec në transfertë

Seria e fitoreve për Juventus është ndaluar nga skuadra e Lecces e cila arriti t’i marrë një barazim 1-1.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

E para u akordua në minutën e 50’ për Juventus nga ku Dybala u tregua shumë i saktë.

Vetëm 6 minuta më pas gjyqtari akordoi një penallti për Leccen pas një prekje me dorë nga mbrojtësi i bardhezinjve. Mancosu e dërgoi topin në rrjetë duke rikthyer barazpeshën.

Duket se mungesa e Cristiano Ronaldos ka pasur impakt negativ në lojën e Zonjës së Vjetër. Sarri vendosi që ta lë pushim luzitanin në mënyrë që të pushojë.

Juventus renditet në vendin e parë në kuotën e 23 pikëve, 2 larg Interit që ndodhet në vendin e dytë. Inter do të ndeshet me Parmën në orën 18:00

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH