Sport

Pa paga 2 muaj, lojtarët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen

               Publikuar në : 21:12 - 19/11/20 liberale

Për të dytën herë në pak muaj lojtarët e Kukësit refuzuan të stërviten. Mesditën e sotme futbollistët kanë dalë të gjithë në fushën e përgatitjeve, por kanë refuzuar të zhvillojnë seancën nën urdhrat e stafit teknik, pasi kërkojnë pagat. Televizioni Klan ka mësuar se klubi i detyrohet dy muaj të gjithë lojtarëve.

Burime pranë lojtarëve bënë të ditur se nëse klubi nuk reagon brenda dy ditësh, futbollistët nuk do të paraqiten në ndeshjen e radhës në kampionat.

Drejtuesit e klubit të Kukësit pretendojnë se këtë sezon do të rivalizojnë për titullin kampion.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back