Aktualitet

Pa maskë në rrugë, gjobiten 537 qytetarë

Shkruar nga Liberale
Pa maskë në rrugë, gjobiten 537 qytetarë

Policia vazhdon të ndëshkojë qytetarët që nuk mbajnë maska mbrojtëse në rrugë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur me 3000 lekë 537 persona.

Ndërkaq 7 persona që nuk kanë pranuar t’u tregojnë bluve dokumentet e identifikimit janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

"Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 573 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, thekson Policia.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH