Aktualitet

Pa leje drejtimi dhe i dehur, arrestohet 33- vjeçari në Durrës

               Publikuar në : 08:40 - 29/05/20 liberale

Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Sipas policisë, shtetasi B.A, ishte duke drejtuar automjetin tip “Opel” kur u pikas në lagjen nr.17 në Durrës dhe pas verifikimeve u arrestua nga Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.A.,33 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17,Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt” /Gazeta Liberale

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back