Globi

Pa kokë e me duar të prera,19-vjeçari gjendet i vdekur brenda në det

Shkruar nga Liberale
Pa kokë e me duar të prera,19-vjeçari gjendet i vdekur brenda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Itali. 19-vjeçari, Mohamoud Sayed Mohamed Abdalla, mendohet se është vrarë natën midis të dielës 23 dhe të hënës 24 korrik dhe u hodh në det.

Trupi i të riut u gjet pa kokë dhe me duar të prera, pak ditë më parë i hedhur në det përballë portit të vogël të Santa Margherita Ligure, Itali.

Mediat e huaja raportojë se dy të rinj egjiptianë u arrestuan për vrasjen e një 19-vjeçari i cili ishte po shtetas egjiptian.

Të dy egjiptianët u dërguan pasditen e 30 korrikut në prokurori dhe u morën në pyetje për gati 6 orë dhe më pas  u firmos urdhërarresti ndaj tyre.

Sipas hetuesve, pas vrasjes autorët dyshohen se kanë hedhur trupin në det, por rrymat e kanë shtyrë trupin e pajetë në vendin ku dhe u gjet i vdekur, në brigjet e Santa Margherita Ligure.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH