Kryesore

Pa gratë, as tekila nuk do të ekzistonte!

               Publikuar në : 12:55 - 13/04/19 Liberale

A e dinit që tekila, një ndër pijet e preferuara të meshkujve në mbarë botën prodhohet nga gratë. I vendosur 45 milje në jug të Guadalajara në Meksikë, qyteti i Tequila (Tekila), njihet si vendlindja e pijes me të njëjtin emër.

Qyteti ka një pamje piktoreske, me ndërtesat e tij shumëngjyrëshe dhe rrugët me kalldrëm që e bëjnë atë akoma më të bukur. Tequila është pjesë e UNESCO-s dhe në Meksikë e cilësojnë si Qyteti Magjik.

Ky vend ka një sekret që ndoshta shumë pak e dinë: Pa gratë e Tequilës, nuk do të kishte tekila.

Kultivimi i bimëve agave është në duart e grave. Askush më mirë se ato nuk di se si dhe kur duhen kultivuar këto bimë, nga të cilat krijohet edhe pija e tekilës.

Historia është kështu.

Thuhet se kur burrat e qytetit uleshin për të pushuar nën hijen e pemëve pas një pune të lodhshme duke u marrë me këto bimë që krijonin tekilën, gratë i ndihmonin duke “ju dhënë një dorë”. Dhe rezultoi se ata ishte shumë të afta për këtë punë, më të afta se burrat.

Si ndikon tekila në ekonominë e qytetit?

Njëzet e pesë vite më parë, kishte vetëm një hotel dhe një grusht me restorante në Tequila. Por sot qyteti është i zhurmshëm dhe plot me turistë, të cilët janë të interesuar për t’u njohur me historinë e pijes së famshme meksikane.

Vizitorët mund të kalojnë nëpër fushat e mbushura me bimët agave, të vizitojnë Muzeun Kombëtar të Tequilës, të shikojnë prodhimin dhe të shijojnë një gotë në një nga 22 shtëpitë e tekilës në qytet.

Me tren për në qytetin Tequila.

Në fundjavë rreth 300 udhëtarë shkojnë me tren për në qytetin e tekilës. Madje edhe treni njihet me emrin “Treni i tekilës”. Ai ofron një pamje të mrekullueshme mes fushave të mbjella me bimët agave.

Kultivimi dhe rritja e bimëve agave.

Për t’u përcaktuar zyrtarisht si tekila, pija duhet të distilohet nga bimët agave të rritura në rajone të caktuara të Meksikës, kryesisht Tequila dhe komunat përreth. Toka e pasur vullkanike dhe klima e thatë e bëjnë qytetin e Tequila ideal për rritjen e këtyre bimëve.

Nëse ecni apo kalëroni nëpër fushat e Jose Cuervos që rrethojnë qytetin, ju mund të shihni rritjen, korrjen dhe prerjen e bimëve agave.

Fermerët që mbajnë kapele stil kauboj për të mbrojtur fytyrën e tyre nga dielli i nxehtë, kultivojnë dhe korrin bimët e agave të kaktusit, ndërsa gratë e Tequila zgjedhin, kujdesen dhe mbjellin fidanët e vegjël që janë shumë delikatë.

Si bëhet tekila?

Bima agave korret dhe dërgohet në distileri, ku fruti i saj piqet për 36 orë duke lëshuar kështu sheqernat dhe lëngjet që përmban. (Shihni videon)

Me një vizitë në qytetin Tequila, jo vetëm që fiton njohuri në historinë e pijes së famshme por bën edhe një vlerësim më të madh për të. Gjithashtu është një mundësi e artë për të mësuar rreth rajonit të Jaleskos – kulturën, traditat dhe njerëzit e saj.

Pothuajse të gjitha tekilat e botës vijnë nga Jalisco, dhe në qytetin Tequila, gratë sigurojnë që pija e fmshme e tekilës të vazhdojë të jetë në treg./ Gazeta Liberale

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *