Aktualitet

Pa datë skadence, AKU sekuestron një sasi të madhe mishi dhe vezësh

Shkruar nga Liberale
Pa datë skadence, AKU sekuestron një sasi të madhe mishi dhe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion në juglindje të vendit, ku janë zbuluar dy magazina të mbajtjes së produkteve të mishit dhe vezëve në kushte jo të përshtatshme higjeno-sanitare.

Inspektimet e bëra nga AKU erdhën si rrjedhojë e denoncimeve të bëra nga qytetarët përmes telefonit.

Grupi inspektues zbuloi një sasi prej 14’400 kokrra vezësh të paketuara dhe të pavulosura, me mungesë datë skadence dhe pa gjurmueshmëri. Gjithashtu në ambientet frigoriferike u konstatuan në kushte të papërshtatshme 711.5 kg mish, pa dokumentacionin shoqërues dhe 100 kg galetë pa etiketë identifikuese.

AKU bëri pezullimin e aktivitetit të biznesit si dhe sekuestrimin e sasisë së produkteve ushqimore të mbajtura në kushte jo të përshtatshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH