Aktualitet

Osmani uron Shqipërinë e Maqedoninë për hapjen e negociatave: Një hap më pranë BE

Shkruar nga Liberale
Osmani uron Shqipërinë e Maqedoninë për hapjen e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, Osmani iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për lirinë e vizave për Kosovën.

"Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për një hap më afër BE-së. Në këtë kohë vendimtare, përshpejtimi i procesit të zgjerimit për vendet demokratike të BB është një domosdoshmëri! Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare evropiane që të dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për lirinë e vizave për qytetarët tanë", shkruan Osmani.

Shqipëria e Maqedonia i nisën të martën negociatat për anëtarësim në BE.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH