Globi

Osmani thirrje Kurtit: Vullneti i popullit u vendos, mos luaj me të

Shkruar nga Liberale
Osmani thirrje Kurtit: Vullneti i popullit u vendos, mos luaj me të

Ditën e enjte konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë shtuar zërat që kërkojnë të respektohet vullneti qytetar për një koalicion me Vetëvendosjen.

Një gjë të tillë e ka kërkuar edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

“Interesi shtetëror duhet te jete mbi atë individual. Pavarësisht sfidave qe i kemi në këto momente, duhet të gjithë të ia kujtojmë vetes se nuk ka asgjë më të shenjtë se vullneti qytetar. Dhe ky vullnet është përcaktuar qartë për koalicionin LDK-VV. Kushdo që luan me këtë verdikt të qytetareve, është duke luajtur me fatin e Kosovës”, ka thënë Osmani për Express.

Më herët, deputeti i VV Glauk Konjfuca tha se VV mund të dakordësohet me LDK për presidentin, nëse është një emër i pranueshëm, duke përmendur Vjosa Osmanin./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH