Kosova

​Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse përmes masave konkrete nga BE-ja

Shkruar nga Liberale
​Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse përmes masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Marko Makovec.

Pas aktit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës më 24 shtator në Banjska të Zveçanit, Osmani vuri theksin te rëndësia që Serbia të mbahet përgjegjëse përmes masave konkrete nga BE-ja. Ajo nënvizoi se parandalimi i përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për destabilizim të të gjithë rajonit tonë është kyç.

E para e vendit tonë theksoi se ky sulm ishte i përgatitur dhe i orkestruar nga Serbia, dhe i ekzekutuar nga grupe terroriste e paramilitare, gjë që e dëshmojnë dëshmitë e shumta të siguruara nga institucionet tona të sigurisë.

Osmani riafirmoi përkushtimin e plotë të Kosovës që të punojë ngushtë me partnerët e saj për t’i tejkaluar sfidat e krijuara nga ky akt i agresionit, duke përmendur bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve tona me ato ndërkombëtare e sidomos ato të sigurisë, përfshirë EULEX-in, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH